Site icon Telegrafi

Pas raportimit nga qytetarët, mbeturinat largohen nga Shtimja – rregullohet puseta në Ferizaj

Edhe gjatë muajit shkurt qytetarët kanë filluar t’i raportojnë problemet e tyre në platformën ndreqe.com, derisa ato kanë filluar të rregullohen nga organet komunale.

Me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, nga fillimi i këtij viti ndreqe.com dhe Telegrafi.com kanë filluar bashkëpunimin që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.

Gjatë kësaj jave të shkurtit qytetarët e komunave të Shtimes dhe Ferizajt kanë raportuar problemet e tyre derisa nuk ka munguar reagimi i institucioneve lokale.

Raportimi për problemin me mbeturina nga qytetarët e Komunës së Shtimes është zgjidhur nga Komuna. Mbeturinat që ndotnin mjedisin dhe tregonin një pamje të shëmtuar të vendit janë larguar.

Edhe në Komunën e Ferizajt puseta është rregulluar nga Komuna e Ferizajt, pas raportimit të qytetarëve në platformën në fjalë.

Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejt të problemeve në lagjen tuaj.

Platforma u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend lehtë të qasshëm.

Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.

Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë. /Telegrafi/
Exit mobile version