Telegrafi

Qytetarët raportojnë për probleme me kanalizim në “Rrugën C”, nga komuna thonë se do të dalin në terren

Gjatë ditës së enjte disa qytetarë të Prishtinës që banojnë në “Rrugën C”, janë shprehur të pakënaqur me gjendjen në të cilën ndodhet rruga.

Sipas banorëve të kësaj zone, ka disa javë që ka shpërthyer kanalizimi dhe ka disa muaj që kur janë ndërprerë punimet në këtë pjesë të rrugës, transmeton Telegrafi.

 

Sa i përket këtij problemi, Telegrafi ka kontaktuar edhe me komunën e Prishtinës. Irfete Zejneli, nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave tha se ekipi do të dalë në terren për ta parë gjendjen.

“Nesër del ekipi nga Komuna në terren dhe e shqyrtojnë”, tha ajo./Telegrafi/