E plotësuar– Ka përfunduar e qetë protesta e qindra qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Të gjithë protestuesit së bashku kërkuan krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar lidhjet e ZRRE-së me KEDS-in.
Protestuesit u zotuan se do të protestojnë pa pushim deri në realizimin e kërkesave të tyre. Nga organizatorët u tha se për protestën e radhës do të njoftohen me kohë. /Telegrafi/
Qytetarët protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës, thonë se fajtore për këtë është Qeveria (Live/Foto)
Qindra qytetarë të Kosovës janë mbledhur para ndërtesës së KEDS-it, për të protestuar kundër shtrenjtimit të rrymës.
Rron Gjinovci nga shoqëria civile, tha se fajtorë për këtë gjendje janë politikanët dhe Qeveria e Kosovës.
“E privatizuat sepse ‘ju po dini, ju po i grahni’, mirëpo më thoni sipas cilës filozofi I takon shtetit t’i mbuloj humbjet e një firme private. Cila është arsyeja që ne t’i paguajmë humbjet e një kompanie private.
Kjo kompani po çuditet me protestën tonë. Për shkak të kërkesës tonë Policia e ka blloku rrugën që kjo protestë të shkoi mirë deri para objektit të Qeverisë. Faj ka qeveria dhe politikanët e Kosovës dhe arsye të cilat ne nuk i dimë”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar se politikanët mund të na i rrisin çmimet sa të donë por nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.
” Me protesta ne ua kemi pa hairin, e jo politikanëve e qeverive tona”, tha Gjinovci.
Kurse një qytetarë i cili kishte ardhur nga Ferizaj për të protestuar, u shpreh se fajtorë për shtrejtimin e rrymës është Qeveria e Kosovës.
“Me këta kapës të shtetit me këtë udhëheqësi edhe neve do t’na vie koha që ta përdorim këtë llambë që e ka përdorë gjyshi jem. Qeveria dhe kjo udhëheqësi i kanë fajet për këtë rritje, kjo udhëheqësi dhe qeveri duhet të bie, hajnat në burg”, u shpreh qytetari nga Ferizaj. Protestuesit nga ndërtesa e KEDS-it, u nisën drejt ndërtesës së qeverisë. /Telegrafi/