Tani kur edhe tetë ditë na ndajnë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, ndjehet një tensionim i situatës, duke marrë parasysh kërcënimet ndaj kandidatit të Lëvizjes Besa për komunën e Sarajit si dhe sulmit ndaj kryetarit të Shutkës, njëkohësisht kandidat edhe për këtë cikël zgjedhor, Elvis Bajram. Fushata po numëron edhe disa ditë dhe beteja që secili kandidat të dalë i pari në komunën që kandidon është bërë e dukshme.
Megjithatë, kjo siç duket nuk ka ndikuar tek qytetarët, në frikësimin eventual të tyre. Ata thonë se nuk janë politikanët që duhet frikësuar pasi populli është vetëdijësuar nga gjithë lojrat që dijnë të bëjnë përfaqësuesit politik dhe po me aq mençuri do të veprojnë edhe gjatë kësaj periudhe.
Disa nga qytetarët e anketuar nga Televizioni SHENJA pranojnë se ekziston një dozë frike tek qytetarët, pasi bazuar edhe në incidentet e fundit, edhe ata mund të ndjehen të rrezikuar.
Ndërsa, ka edhe prej qyetarëve që nuk kanë aspak dijeni se çfar është duke ndodhur në fushën politike.
Megjithatë qytetarët shpresojnë se pavarsisht situatës së krijuar dhe kërcënimeve, sulmeve ndaj kandidatëve, ata janë optimist se situata nuk do të eskalojë edhe më tepër./Telegrafi/