Site icon Telegrafi

Qytetarët përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ dhuruan mbi nëntë milionë denarë

Drejtoresha e Drejtorisë së të Hyrave Publike në konferencë për shtyp, foli edhe për kthimin e TVSH-së, të cilët një pjesë e qytetarëve vendosën ta dërgojnë në Fondin për Shëndetësi.

“Një pjesë e madhe e qytetarëve vendosën ta dhurojnë kthimin e TVSH-së. U dhuruan mbi nëntë milionë denarë dhe ata para do të shkojnë në Fondin për Shëndetësi për të menaxhuar me pandeminë”, tha Lukarevska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo gjithashtu falënderoi qytetarëve të cilët, kthimin e TVSH-së për tre mujorin e parë të këtij viti vendosën ta dhurojnë.

Më herët Qeveria e Maqedonisë shkurtoi dhuratat ditore në 500 denarë të aplikacioni ‘TVSH-ja ime’ dhe poashtu ndali dy edicionet mujore ku ndaheshin 15 dhurata me na 100 mijë denarë./Telegrafi/

Exit mobile version