Një linjë telefonike pa pagesë dhe shtatë zyra të Avokatit të Popullit janë sot në funksionim për të raportuar shkelje të së drejtës për votim.
Në Zyrën e Avokatit të Popullit në periudhën kohore nga ora 7:00 deri në 21:00 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321.
Qytetarët do të mund të raportojnë çdo shkelje të së drejtës së votës.
Të shtatë zyrat e Avokatit të Popullit do të hapen në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip për t’i ndihmuar në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votimit.
Votuesit do të mund të telefonojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit: Tetovë: 044 344-082, Strumicë: 034 329- 996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310, Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488./Telegrafi/