Qytetarët e Kosovës janë duke i paguar faturat e dështimeve të menaxhmenteve nëpër ndërmarrjet publike. Të paktën në dy raste dihet vlera e faturës që është duke u paguar nga qytetarët.
E para është shpërthimi në KEK, i cili kishte ndodhur në muajin qershor, ku mbetën dy punëtorë të vdekur, e për pasojë edhe një nga arsyet kryesore për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 5.18 për qind në muajin gusht, shkruan Koha Ditore .
Ndërsa rasti i fundit është ai me “Termokosin”, i cili së bashku me kontraktonin nuk kanë arritur që me kohë të finalizojnë projektin e koogjenerimit. Kjo ka bërë që Komuna e Prishtinës t’i ndajë 2 milionë 170 mijë euro, kurse Ministria e Zhvillimit Ekonomik 2 milionë e 500 mijë euro të tjerë, të cilat kanë shkuar për import të energjisë elektrike gjatë kohës sa zgjatnin punimet në njësinë B1 të termocentralit “Kosova B”./Telegrafi/