Telegrafi

Qytetarët ortodoks të Tetovës protestojnë për morgun e pa ndërtuar

Një grup qytetarësh të Tetovës të përkatësisë fetare ortodokse kanë protestuar para komunës së Tetovës, duke kërkuar vazhdimin dhe përfundimin e punimeve të morgut, në afërsi të varreve ortodokse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky grup ka marshuar nëpër qytet, ndërkaq para objektit të komunës ka djegur lule. Ata janë të pakënaqur nga kryetarja e komunës, Teuta Arifi, për shkak se, sipas tyre, ajo nuk e ka mbajtur fjalën e saj për ndërtimin e morgut.

Ata ankohen se nuk kanë ku t’i mbajnë trupat e të vdekurve, deri sa t’i varosin. Tetova është i vetmi vend në qytet që nuk ka morg./Telegrafi/