Telegrafi

Qytetarët nesër protestojnë me tri kërkesa

Grupi i qytetarëve të pavarur “Protestoj” kanë mbajtur sot një konferencë për media, para zyrë së kryeprokurorit të shtetit, duke njoftuar mediat dhe opinionin në lidhje me tre kërkesat e protestës.

Një ndër dy organizatorët që folën sot në konferencë, Shkëlzen Gashi tha se protesta e cila u paralajmërua të mbahet nesër nga ora 18:00 duke u nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka për qëllim adresimin e tre kërkesave e që janë: Shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, vetting gjyqësorit dhe pastrimi i listave të veteranëve.

Ndërsa Rron Gjinovci iu bëri thirrje qytetareve të bashkohen në protestë duke thënë se punët në vend nuk rregullohen duke i parë politikanët në televizor se si bëjnë hajgare me ne dhe taksat tona.

“Ftoi qytetarët në protestë duke ia kujtuar protestat e mbajtura që nga viti 2016 nga shoqëria civile, të cilat sipas tij kanë rezultuar të suksesshme”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu kujtoi vitin 2016 për daljen në shesh të incizimeve të aferës Pronto në të cilën ishte pjesë edhe Lumezi, duke thënë se në atë kohë nuk dihej se për çfarë bëhej fjalë.

Rotesta e nesërme është vazhdim i asaj që u mbajt javën e kaluar dhe kanë pasur pas skandalit me listat e fryra të veteranëve që ka dalë në opinion dhe dorëheqjes së Elez Blakajt, prokurorit që kishte hetuar rastin dhe pati deklaruar se kishte pasur kërcënime, si dhe presion edhe nga vetë shefi i tij, kryeprokurori i shtetit.