Telegrafi

Qytetarët në Prishtinë ankohen për probleme me mushkonja, Komuna thotë se nuk ka mundur të bëjë dezinsektimin gjatë qershorit

Qytetarët e Komunës së Prishtinës janë duke u ankuar se po kanë probleme të shumta me mushkonjat.

Nga Komuna e Prishtinës thonë se nuk kanë mundur të bëjnë dezinsektimin efikas gjatë muajit qershor për shkak të reshjeve të shiut, transmeton Telegrafi.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se tani kanë filluar dezinsektimin e plotë të qytetit.

“Për shkak të reshjeve të shumta, gjatë muajit Qershor, e kemi pasur të pamundur të bëjmë dezinsektim efikas! Andaj, tani kemi filluar dezinsektimin e plotë të qytetit .Ju kërkojmë mirëkuptim këtë javë”, është shprehur ai

Ndërkaq, Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thonë se ka nisur faza e dytë e planit të dezinsektimit, që do të zgjasë gjashtë ditë. /Telegrafi/