Telegrafi

Qytetarët uzurpojnë hapësirat publike në Pejë (Foto)

Numri i madh i automjeteve dhe mos planifikimi i zgjerimit të lagjeve, në zonat urbane të Pejës po shkakton kaos në komunikacion.

Mungesën e parkingjeve, disa qytetarë i ka shtyrë të ndërmarrin disa veprime që po bien ndesh me ligjin.

Një qytetar ka dërguar fotografi te “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, ku pretendon se nga qytetarë të ndryshëm po uzurpohen hapësirat publike.

Sipas fotografive të qytetarit, përderisa disa qytetarë kanë vendosur objekte të ndryshme për të siguruar parkingje për veturat e tyre, disa të tjerë kanë gjetur zgjidhje më të “favorshme” për veten duke ndërtuar garazhe mbi trotuare.

Të gjitha këto, sipas qytetarit, po bëhen në hapësirën publike, duke penguar qarkulimin e lirë të qytetarëve të tjerë. /Telegrafi/