Gjatë dekadës së fundit për dhjetëfish është ulur numri i rasteve të denoncimit të rasteve korruptive nga ana e qytetarëve në adresë të Komisioni Anti-korrupsion. Kjo sipas Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar nënkupton se besimi i qytetarëve tek institucionet po shënon rënie, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në raportin e kësaj qendre thuhet se Komisioni anti-korrupsion gjithnjë e më pak monitoron pasurinë e funksionarëve, ndërsa hidhen poshtë kërkesat për ndjekjen penale për korrupsion në nivelin më të lartë.
“Sipas ligjit, nëse Komisioni Shtetëror Anti-Korrupsion konstaton se ka keqpërdorim të fondeve buxhetore dhe të fondeve publike në Maqedoni, mund të fillojë procedura para autoriteteve kompetente që të vazhdojnë përgatitjen e raporteve për dyshime të bazuara për keqpërdorim të fondeve buxhetore dhe ti dorëzojnë në Parlament”, deklaroi Marija Sazdovski,
Ndërsa Igor Tanturovski, kryetar i Komisionit Shtetëror për Anti Korrupsion tha se Komisioni nuk i zbaton 100% të gjitha kompetencat që i ka, por me atë kapacitet që e ka në dispozicion, edhe nga aspekti material, edhe ai njerëzor punohet në maksimum./Telegrafi/