Qytetarët në gjashtë qytete të rajonit të Anadollit Lindor të Turqisë, në vendvotimet e tyre për zgjedhjet lokale shkuan për votuar nën reshjet e borës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në qytetet Erzurum, Erzincan, Kars, Ağrı, Iğdır dhe Ardahan moti është borë e përzier me shi si dhe reshje të borës.
Temperatura më e ulët gjatë mbrëmjes në Iğdır ka qenë 4, në Erzincan 2, Ağrı 0, Erzurum dhe Kars –2, ndërsa në Ardahan -7.
Zyrtarët bënë paralajmërim për acar dhe akull në rajon, duke tërhequr vëmendjen për të qenë të kujdesshëm kundër rrezikut të ortekut.
Në zgjedhjet e fundit, rreth 57 milionë është pritur të hedhin votat e tyre në 194.390 vendvotime.
Ndryshe, zgjedhjet janë të 19-tat në historinë moderne të Turqisë, dhe të parat nën sistemin e ri presidencial, i cili filloi të implementohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe të 27-tat parlamentare që u mbajtën më 24 qershor të vitit të kaluar.