Maqedonia bën përgatitjet e fundit për t’u integruar në NATO dhe BE.
Deri tani ëshë kryer gjysa e rrugës për integrim në Aleancën veri atlantike, ndërsa rruga tjetër varet nga vetë Maqedonia, se si do të veprojë në bashkëpunim me Greqinë për kontestin e emrit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për t’u futur në NATO, Maqedonia duhet të ndërrojë emrin por edhe elemente tjera të shtetësisë.
Telegrafi Maqedoni ka krijuar sondazh me qytetarë për integrimin e Maqedonisë në NATO.
Pyetjes ”A do të integrohet Maqedonia në NATO?” lexuesit e Telegrafit janë përgjigjur: 212 me ”PO”, 176 me ”JO”.
I mbetet tani Maqedonisë që të vendos fatin e saj dhe kjo varet nga kontesti i emrit. /Telegrafi/