Telegrafi

“Qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre, fshehtësia është e garantuar”

Policia është në detyrë të saj të vërtet për të mundësuar ambient demokratik gjatë votimit dhe që qytetarët të shprehin lirshëm vullnetin e tyre, fshehtësinë e votës, tha ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski në koherencën për media në SPB Shtip, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai i njoftoi mediat se në bisedë me udhëheqësit e SPB Shtip kanë biseduar për referendumin e caktuar ditën e diel dhe masat të cilat i ka marr MPB që të mundësoj që qytetarët lirshëm të shprehin vullnetin e tyre.

Në pajtim me ligjet, tha ai, çdo presion i vërejtur, kërcënime apo shantazhe gjatë votimit do të jetë i ndaluar dhe sanksionuar.

Në takimin në SPB Shtip u konstatua se gjendja në këtë rajon është stabile dhe vërehet përmirësim në punë./Telegrafi/