Telegrafi

Qytetarët kundër ndërtimit të minierës Kazandoll, punimet nuk ndërpriten

Në kohën kur qytetarët e jugut të vendit në mënyrë masive organizohen kundër ndërtimit të minierave në rajonin e tyre, në Vallandovë me të madhe punohet në rajonin e Kazandollit ku parashihet ndërtimi i minierës së bakrit.

Duket se punët ndërtimore po zhvillohen me kapacitet të plotë, makineritë dhe punëtorët janë në terren, vendosen gypat që duhet të jetë pjesa e fundit e infrastrukturës në këtë kapacitet industrial. Por, qytetarët dhe organizatat joqeveritare nuk heqin dorë nga qëllimet e tyre për ta bllokuar fillimin e punëve në minierën në Vallandovë.

“Në të gjitha planet aksionare dhe ekologjike të komunës së Vallandovës, të miratuara nga ana e kryetarit të mëparshëm të komunës, janë se në Vallandovë nuk duhet të zhvillohet G1 industri të rënda që shkaktojnë ndotje, ndërsa ata e kanë bërë pikërisht këtë gjë, na sjellin industri të rënda, miniera të hapura me shfrytëzimin e acid sulfurik”, tha për Tv 21 Robert Markov, nga Organizata qytetare ‘Shpëtim për Vallandovën’.

Kishte shumë reagime në opinionin publik pasi dolën shumë fotografi dhe video incizime, se vetëm kjo foli e zezë, do të jetë shtresë mbrojtëse e tokës dhe ujërave nëntokësore.

Kazandoll, vendi ku investitori privat ka për qëllim të kryej gërryerje të xehes së bakrit. Sipas banorëve, vërejtja më e madhe është në lidhje me mënyrën e përpunimit të xehes përkatësisht përdorimi i acidit sulfurik në procesin e ndarjes së bakrit nga xehet. Sipas shoqërive ekologjike përveç dëmit ndaj bujqësisë, dëm më të madh do të pësojnë qytetarët.

Gjatë vizitës së fundit të kryeministrit Zaev në Vallandovë, para disa ditëve, ai para banorëve premtoi se qeveria e udhëhequr nga partia e tij, do ta ndërpresë ndërtimin e minierës në Kazandoll.

“Sekrecioni absolut me cianid dhe miniere pa procese ekologjike, jo vetëm në dokumente, qytetarët të besojnë se ne nuk do të lejojmë të përdoren në miniere të tilla. Ne jemi përgjegjës që gjithçka që është e pandershme dhe e pashëndetshme për Maqedoninë, ta ndalojmë”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.

Kërkuam qëndrim edhe nga kompania “Sardiç”,  Nga kjo kompani thonë se i gjithë procesi është në pajtueshmëri me ligjet e Maqedonisë por edhe sipas rregullave të Bashkimit Evropian.

“Procesi i prodhimit paraqet një rreth të mbyllur, bëhet fjalë për ndarjen e bakrrit nga xehet në objekte speciale të minierave për ndarjen e xeheve me implementimin e sistemit pikë pas pike me derdhje të dobët të acidit sulfurik prej 0.15%. Kjo përbërje e ndan përkatësisht e nxjerr bakrin në formë të lëngut të Sulfat bakrit i cili është me koncentrim prej 1 grami në një litër ujë që tek populli është i njohur si Çorbë Bordova, që vreshtarët i përdorin për spërkatjen e vreshtave. Pikërisht ky lëng është prodhim i jo i gatshëm i procesit prodhues i cili zhvillohet në kompleksin e minierave Kazandoll. Nga kjo frikësohen banorët, ndërsa ai në fakt paraqet fungicid ekologjik i cili është i rekomanduar në prodhimin organik të ushqimit”, thonë nga kompanie ‘Sardiç’, e cila pret që t′i fitojë edhe lejet e tjera për fillimin e punës.

Edhe pse Vallandova ishte një nga qytetet ku u mbajt referendum,referendumi në këtë komunë ishte i pasuksesshëm. Përndryshe 4609 qytetarë u shprehën kundër ndërtimit të minierës për bakër në rrethinën e tyre.

Tani qytetarët e kësaj komune shpresën e fundit e shohin në qeverisjen e re lokale e cila duhet të tregojë se a ka parregullsi në fitimin e dokumentacionit dhe lejeve për punë, përkundër pohimeve të menaxhmentit të investitorit privat se procedura është në pajtueshmëri me ligjet e vendit./Telegrafi/