Në seancën e sotme, Qeveria miratoi Dekretin për zbatimin e ligjit për kthimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, i cili përcakton mundësinë e dhurimit të kthimit nga taksa e vlerës së shtuar për të cilën personi fizik mund ta bëjë përmes projektit “TVSH-ja Ime” në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ballafaqimin e pasojave të shkaktuara nga coronavirusi.
Individët që përdorin aplikacionit për të raportuar të dhënat nga llogaria fiskale e përgatitur në versionin mobil do të kenë mundësinë të zgjedhin të dhurojnë shumën e realizuar të taksës së vlerës së shtuar për të cilën ata kanë të drejtën e kthimit.
Për shumën e realizuar për kthimin e TVSH-së në tremujorin e parë të këtij viti, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mundësinë e dhurimit të një pjese të taksës së vlerës së shtuar për të cilën ata kanë të drejtën e kthimit, më së voni deri më 5 maj 2020./Telegrafi/