Qytetarët e mbijetuar turk kanë kritikuar ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci, i cili ka ekzaminuar zonat e shkatërruara pas 24 orëve të dridhjes së tokës në Turqi.
Me efektin e tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaraş, dhjetë provinca u dëmtuan rëndë, raporton t24.com.tr.
“A nuk jeni ju shteti? A nuk ke mundur të na sjell një vinç?”, dëgjohet duke bërtitën qytetarët e Adanas.
Mbi 5200 njerëz kanë vdekur ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë kanë pësuar lëndime. Qytetarët u rebeluan duke thënë se ekipet e AFAD-it nuk kanë ardhur.
Theksojmë se shumë qytetarë kanë mbetur pa kulm mbi kokë dhe se për momentin kanë mbetur në rrugë.
Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria kanë dërguar disa ekipet e kërkim-shpëtimit në shtetin turk. /Telegrafi/