Qytetarët e shqetësuar për shkatërrimin e vazhdueshëm të parkut Vodno, së bashku me 9 iniciativa qyteatare në Shkup, dje kanë dorëzuar katër kërkesa në Qeveri, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Bashkinë e Shkupit.
Ata kërkojnë kyçje urgjente të iniciativës qytetare “Shpëtim për Vodnon” në grupet e punës, të cilat janë formuar për gjetjen e zgjidhjes në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit magjistral Shkup-Tetovë-Gostivar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu ata kërkojnë largimin e makinerisë së ndërtimit në rrjetin e malit Vodno, vendosjen e kufijve mes parkut dhe malit Vodno.
Sipas tyre, të gjitha këto projekte rrisin nevojën për rrugë shtesë për rrjedhën e komunikacionit, që ndikon negativisht në gjithë botën e gjallë./Telegrafi/