Qytetarët e Maqedonisë janë të pakënaqur me administratën. 40% e të anketuarve në projektin e Qendrës për menaxhim me ndryshimet kanë deklaruar se punësimet janë të padrejta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
77% konsiderojnë se per një rrogë shtetërore duhet patjetër të jeshë anëtar partie, e më pastaj kompetencë, aftësi dhe përvojë.
Qytetarët mendojnë se administrata nuk i kupton problemet e tyre, e as që i ofrojnë shërbimet në afat ligjor. Përkundër prirjeve evropiane ku numri i të punësuarve në administratë bie, në Maqedoni sektori publik është gjithnjë në rritje.
Sipas Tv Telma, nga 2006 e deri më 2015 në administratë janë punësuar 26 mijë persona, kurse numri i përgjithshëm është afruar në 130 mijë. Edhe pse kjo është një ngarkesë e madhe për ekonominë, të anketuarit thonë se administratorët nuk duhet të pushohen nga puna, por të përmirësohen.
Rrogat në administratë janë në rritje, kurse një numër i madh institucionesh, buxhetin e harxhojnë vetëm për rroga. Megjithatë, sektori publik mbetet sektori më tërheqës për punë, krahasuar me atë qytetar ose privat.
Ende konsiderohet se puan në administratë është më e sigurtë, ka rrogë më të madhe, krahasuar me sektorin privat, si edhe ka më pak angazhim./Telegrafi/