Për më shumë se një muaj, mbetjet inerte te Kurrizi në lagjen Dardania bllokuan hapësirën përreth kontejnerëve.
Sipas banorëve, këto mbeturina po i hedhin ata që po bëjnë renovimin e banesave dhe po kryejnë punime në hapësirën përreth.
Në kompaninë “Pastrimi” tregojnë se largimi i këtyre mbeturinave nuk është kompetencë e tyre.
Thonë se po detyrohen t’i largojnë ato për të liruar rrugën për largimin e mbeturinave nga kontejnerët.
Arbnora Ademi thotë se kompania “Pastrimi” ka zgjidhje për qytetarët që kryejnë renovime dhe punime.
Ndërkohë, në komunë pohojnë se Drejtoria e Inspeksionit është në dijeni, por duhet edhe ndihma e Policisë për largimin e këtyre mbeturinave.
Kompania “Pastrimi”, Komuna e Prishtinës, por edhe vetë qytetarët fajin e hedhin tek banorët e papërgjegjshëm, të cilët duke mos dashur të paguajnë për shërbimet e veçanta që i ofron kompania “Pastrimi”, i hedhin mbetjet inerte kudo.