Në kohën kur Qeveria e Kosovës thotë se i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, qytetarët kanë qëndrime të ndryshme rreth fajtorit në këtë proces.
Daut Misiri thotë për Tribuna Channel se Qeveria duhet t’i luftojë fuqishëm dukuritë negative, të cilat po i penalizojnë aspiratat e shtetit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Por Nevruz Rama thotë se Bashkimi Evropian është ai që po e ngadalëson këtë proces, pasi sipas tij, kriteret që i janë shtuar Kosovës për t’u plotësuar nuk janë si të shteteve të tjera që kanë kaluar nëpër këtë proces.
Ndërkaq, Hamit Hoti shpreh bindjen se Kosova i ka plotësuar kushtet për të lëvizur pa viza në Evropë. Por ai thotë se situata jostabile e ka bërë BE-në që të hezitojë.
Kosova është në fazën e fundit në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e vet. Qeveria thotë se i ka përmbushur të gjitha kriteret për finalizimin e këtij procesi, kurse BE pritet të dalë me raport rreth kësaj çështjeje, por nuk dihet se kur do të ndodh kjo. /Gazeta Tribuna/