Telegrafi

Qytetarët edhe një herë kërkuan pjesëmarrje në negociata

Përfaqësuesit e asociacioneve qytetare sot në rrugën para rezidencës së ambasadës amerikane në Shkup edhe njëherë kanë kërkuar të kyçen në biseda duke e shprehur këtë përmes parullës “Qytetarët do ta zgjedhin krizën” të cilën e shënuan në rrugë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Një nga gjeneratorët kryesor të krizës juridike dhe politike ishte fakti që qytetarët nuk ishin pjesë e proceseve të vendimmarrjes. Qytetarët dolën në rrugë dhe filluan të bërtasin sepse askush nuk i dëgjonte.

“Në situata kur qytetarët nuk kanë përfaqësues të vet në Kuvend por partitë politike kanë ushtarët e tyre politik, qytetarët kërkojnë lloj të tillë të zgjedhjeve në të cilët do ti zgjedhin përfaqësuesit e vetë. Është absurde dhe e pamundur që ata parti të njëjta politike të cilët sjellin persona të dëgjueshëm partiak në parlament tani të bisedojnë për një farë zgjedhjes për një farë rregulli të qytetarëve”, ka thënë profesoresha Mirjana Najçevska.

“Në sferën mediatike pamë edhe një zgjidhje të paqëndrueshme e cila i adreson pasojat, e jo arsyet të cilët sollën deri në një situatë të këtillë. Prandaj insistojmë edhe më tej që qytetarët të përfshihen në negociata sepse në të kundërtën procesi do të kidnapohet nga partitë politike, ndërsa vendimet që do të sillen do të shërbejnë elitave politike dhe qendrave të ngushta partiake, ka thënë aktivisti Petrit Saraçini./Telegrafi/