Site icon Telegrafi

Qytetarët e zemëruar konfrontohen me ministrin pas tërmetit në Turqi

Turqia dhe Siria janë goditur nga dy tërmete të fuqishme brenda disa orëve.

Një ndër vendet më të prekura është edhe qyteti i Adiyamanit, ku ka pësuar shumë shkatërrime të ndërtesave dhe ka regjistruar dhjetëra viktima.

Në terren tashmë kanë dal zyrtarët qeveritarë dhe komunalë për të verifikuar dëmet, por po hasin në zemërimin e qytetarëve.

Lexo po ashtu Qytetarët konfrontohen me ministrin që doli në terren 24 orë pas tërmetit në Turqi

Në fakt, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu dhe Guvernatori, Mahmut Çuhadar janë përballur me reagimin e njerëzve të prekur nga tërmeti.

Gazetari Metin Cihan ka ndarë ato momente në rrjetet sociale ndërsa zyrtarët shpejt kanë hipur në veturë.

Ndryshe, deri më tani llogaritet se mbi 11 mijë njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri. /Telegrafi/

Exit mobile version