Site icon Telegrafi

Qytetarët e Vitomericës e quajnë “gjenocid ekonomik” mos furnizimin me energji, ndërsa drejtori i KEDS-it në Pejë premton zgjidhje

Banorët e fshatit Vitomericë protestuan pranë zyrave të KEDS-it në Pejë, duke kërkuar zgjidhjen e problemit me furnizimin e energjisë elektrike.

Ata theksuan se mungesa e energjisë po ua vështirëson jetën normale.

“Kjo është gjenocid ekonomik se kemi prishje prej katër mijë euro deri në 10 mijë europër çdo shtëpi”, ka thënë përfaqësuesi i fshatit Vitomeric, Qerim Krasniqi.

Ndërkohë, drejtori i KEDS-it në Pejë siguroi qytetarët se do të angazhohen për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë.

“Nuk është investim i vogël por investim shumë i madh ku duhet komplet linjat të ndërrohen, ky është premtimi dhe kjo do të ndodhë në vitin që vjen”, ka thënë ndër të tjera Bujupi pranë qytetarëve.

Banorët paralajmëruan se, nëse brenda tre apo katër ditësh nuk ofrohet një zgjidhje nga KEDS-i do marrin masa të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version