Telegrafi

Qytetarët e vendeve të BE-së, në Kosovë vetëm me letërnjoftim

Qeveria e Kosovës miratoi në mënyrë unanime një propozim vendim të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, për këtë çështje.

Me këtë vendim, shtetasve të shteteve të BE–së iu lejohet hyrja, tranziti, qëndrimi i përkohshëm dhe largimi nga territori i Kosovës, duke pasur një dokument të vlefshëm identifikimi, pasaportë të zakonshme, pasaportë diplomatike, pasaportë zyrtare apo letërnjoftim biometrik.

Ministri Rexhepi e arsyetoi propozimin e tij me faktin se shtetasit e vendeve anëtare të BE-së lëvizin në Union vetëm me letërnjoftime biometrike. Sipas tij, nuk ka ndonjë arsye që Kosova të veprojë ndryshe. /Telegrafi/