Telegrafi

Qytetarët e Vallandovës nuk heqin dorë nga referendumi kundër xeheroreve (Video)

Qytetarët e Vallandovës vazhdojnë me mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar nga Këshilli komunal që të organizohet referendum kundër ndërtimit të xeheroreve pranë komunës së tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përmes një festivali për ushqim të shëndetshëm vendor dhe zhvillim lokal, qytetarët kërkojnë që pushteti lokal të mos lejojë ndërtimin e xeheroreve dhe të mos rrezikohet mjedisi jetësor i tyre./Telegrafi/