Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” – Tetovë, njofton se nesër (e premte) për shkak të defektit në rrjetin kryesor në Çarshi të Epërme, do të ketë ndërprerje të ujit për gjithë qytetarët e Komunës së Tetovës, prej orës 8:30 deri në përfundim të defektit.
“Ju informojmë se me datë 02.02.2018 ( Е Premte ),për shkak të defektit në rrjetin kryesor të ujësjëllësit (ф- 400) në “Çarshi e Epërme ” do të ketë ndërprerje të ujit për të gjithë qytetarët e komunës së Tetovës edhe atë prej orës 08:30 deri në përfundim të defektit. Punëtorë të ndërmarjes nga NJ.P.Ujësjellësi dhe Kanalizimi “ do të jenë te angazhuar maksimalisht për një sanim më të shpejt dhe më efikas të defektit. Ju falemnderojmë për mirëkuptimin!”, thonë nga NPK “Tetova”./Telegrafi/