Në tre ditët e fundit kanë ndodhur 16 tërmete ku më i fuqishmi ishte prej 5.3 shkallë të Rihterit me epiqendër në Hasanbeg të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sot janë parë qytetarë të lagjeve të Shkupit duke montuar tenda dhe vende të përkohshme për të kaluar kohën të cilën kanë frikë ta kalojnë në shtëpitë e tyre.
Edhe pse zyrtarët apelojnë që mos të përhapet panikë në mesin e qytetarëve, sot qytetarët janë vendosur në vende më të ulëta, nëpër rrugë, nëpër garazhe dhe nëpër depo./Telegrafi/