Deri tani 7.882 qytetarë janë nënshkruar në peticionin kundër ndërtimit të Rrotës Panoramike në Shkup. Peticioni është dërguar deri tek kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët thonë se ky projekt është i kotë dhe se do të jetë hedhje parash në kohë krize. Ndërtimi i Rrotës Panoramike do të kushtoj 18.2 milionë euro./Telegrafi/