Qytetarët e Serbisë kanë filluar një peticion, për futjen e dënimit me vdekje në Kondin Penal të Serbisë.
Pasi që Vladica Jankoviq (28) kishte përdhunuar dhe më pas vrarë brutalisht me gurë dhe grushta Anxhelina Stefanoviq (3), qytetarët e Serbisë kanë kërkuar dënimin me vdekje, transmeton Telegrafi.
Vetëm brenda 24 orëve, rreth 9.000 qytetarë kanë nënshkruar peticionin, duke kërkuar futjen e dënimit me vdekje në Kodin Penal të Serbisë. /Telegrafi/