Telegrafi

Qytetarët e San Franciskos të nervozuar, thonë se taksitë robotik janë “çmendur” – i bien borisë gjithë natën

Waymo është edhe një herë nën kritikat e banorëve të San Franciskos.

Ata që jetojnë jo shumë larg parkingut ku mblidhen robotët taksi pas turnit, kanë më shumë arsye për t’u mërzitur dhe protestuar, transmeton Telegrafi.

Automjetet janë grumbulluar, por problemi u ngrit kur Waymo përmirësoi softuerin.

Gjegjësisht, me përditësimin më të fundit të elektronikës së kontrollit të Jaguarëve autonom, Waymo parashikoi se vetura do të lëshonte borinë e saj nëse një veturë mbrapa do t’i afrohej shumë.

Tingëllon si një zgjidhje e zgjuar sigurie për të shmangur bllokimet e trafikut në parkingje, por jo pikërisht në parkingje ku ka vetëm taksi robotësh.

Në një parking të tillë ku taksitë robotë zakonisht kalojnë natën, mund të jetë shumë e zhurmshme.

Një video e postuar në TikTok tregon një parking të rrethuar nga ndërtesa banimi. Dyshohet se është regjistruar në orën 4 të mëngjesit kur aktiviteti në parking është shtuar.

Dhe kjo lloj zhurme e robotëve taksi nuk është diçka që mund të prisni nga një veturë elektrike. Gjegjësisht, sapo afrohet një veturë, në njërën prej veturave aktivizohet sirena.

“Filloi me disa zhurma aty-këtu, dhe më pas ndërsa gjithnjë e më shumë vetura filluan të vinin, u përkeqësua”, tha banori Christopher Cherry për Business Insider.

“Është shumë shpërqendruese gjatë ditës së punës, por më e keqja është kur të zgjon në katër të mëngjesit”, shtoi ai.

Këtë herë Waymo reagoi shpejt dhe njoftoi një zgjidhje për problemin.

“Kohët e fundit kemi prezantuar një veçori të dobishme që ndihmon në shmangien e përplasjeve me shpejtësi të ulët duke i bërë robotaksitë të dëgjojë borinë nëse veturat e tjera i afrohen shumë gjatë lëvizjes mbrapa”, tha një zëdhënës i kompanisë.

“Funksionon shkëlqyeshëm në qytet, por nuk e prisnim që të ndodhte kaq shpesh në parkingjet tona. Ne përditësuam softuerin, kështu që automjetet tona elektrike duhet të reduktojnë zhurmën dhe të mos shqetësojnë fqinjët tanë”, shtoi ai. /Telegrafi/

@curiosior @Waymo robots gather together at 4 AM every morning in front of my apartment and honk their horns at each other. This absurdity happens most of the day. #robot #car #cars #carsoftiktok #fyp #selfdriving ♬ Comedy Scenes – Comical, stupid, odd, lovely (Drumless)(1441321) – Ponetto