Site icon Telegrafi

Qytetarët e RMV-së: Vendimi për ngrirjen e çmimit të druve dhe peletëve, tallje me popullatën

Ngrirja e çmimeve të druve dhe peleteve nga ana e Qeverisë, për qytetarët është një vendim i vonuar. Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se tashmë çmimi është tepër i lartë dhe i papërballueshëm për standardin e tyre.

“Duhej shumë më herët, shumë janë shtrenjtuar tani, shumë e kanë ngrirë çmimin kur është ngritur”.

“Ajo është mirë por duhej në kohë. Tash për tash njerëzit i kanë blerë dhe kanë bërë harxhime”.

“Këtu kotë i ngrinë kur 100 euro është një motër kub, mendoj nuk është në rregull populli nuk ka bukë të ha ndërsa 100 euro nuk është në rregull. Kur veç më u shtrenjtuan kjo është katastrofë, çmimi real mendoj se është 2 000, 2 500 deri në 3 000 denarë që të mundet populli të blejë, por 100 euro ka njerëz që nuk kanë bukë, janë me raste sociale, se di si, por në këtë rast është shumë rëndë”.

“Jo duhet ti bëjnë 10, 500, por 3 500 ishin çfarë kanë vendosur”.
“Po a pak kanë hipur a? Do të thotë e kanë hipur ata nuk e kanë zbritur… Tash për tash është katastrofë, çmimi më i madh nuk ka ku shkon, 5 000 denarë një kubik dru”.

“Shumë vonë, vendimi ka ardhur shumë vonë, sepse tash e shfrytëzojnë krizën për çdo rast dhe përfitojnë nga kriza”.

Në seancën e djeshme, Qeveria solli vendim për ngrirjen e çmimit të druve prej 4500 deri në rreth 6000 denarë dhe i peletave deri 27 denarë për kilogram, me çka kompanitë që merren me shitjen e druve dhe paletave nuk mund të rrisin çmimin e tyre./Alsat/

Exit mobile version