Telegrafi

Qytetarët e Prilepit më të interesuarit për kapjen e kryqit

Nga qeveria lokale e Prilepit, sot në një konferencë për shtyp njoftuan se deri 86 qytetarë të Prilepit janë paraqitur për Pagëzim ditën e nesërme, me çka do të hidhen në ujë në pishinën e hotelit “Sonce”, me rastin e festës krishtere “Pagëzim”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Komunës së Prilepit, Marjan Risteski, ju bëri thirrje të gjithë të krishterëve nga kjo komunë të jenë pjesëmarrës në këtë festim tradicional të kësaj feste.

Ai gjithashtu tha se këtë vit ka numër rekord të të paraqiturve që do të hidhen për kapjen e kryqit. Komuna për gjithë pjesëmarrësit ka përgatitur dhurata, ndërsa për atë që do ta kap kryqin do t’i dhurohet televizor dhe kryqi i artë./Telegrafi/