Telegrafi

Qytetarët e Pejës shqetësohen nga një detonim

Foto: Ilustrim

Mbrëmjen e sotme (e enjte) rreth orës 20:00 qytetarët e Pejës janë shqetësuar nga një detonim i fuqishëm, për të cilin nuk dihet se ku ka ndodhur.

I kontaktuar nga Telegrafi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se nuk kanë ndonjë informacion lidhur me detonimin që ka shqetësuar qytetarët.

“Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion për ndonjë shpërthim apo diçka të ngjashme”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se sapo të marrin ndonjë informatë, lidhur me këtë shqetësim të qytetarëve, do ta njoftojnë opinionin . /Telegrafi/