Të dhënat për pirjen e duhanit në Maqedoninë e Veriut janë alarmante. Qytetarët e RMV-së janë të parët në rajon dhe Evropë, ndërsa në nivel botëror ndodhet në top-10 vendet që pihet më së shumti duhan.
Në Maqedoni gjysma e popullatës pi duhan, mesatarisht 20 cigare në ditë. Ndërsa çmimet e cigareve janë më të ulëtat në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shqetësues është fakti se gati 30 përqind e të rinjve pijnë duhan, ndërsa është shumë e theksuar edhe pirja pasive e duhanit.
Vetëm tek 11 përqind e duhapirësve, nuk pihet duhan në shtëpi, ndërsa ata që nuk e pijnë janë të ekspozuar jo vetëm në kafene, por edhe tek institucionet publike.
Meshkujt janë pirës më të mëdhenj të duhanit sesa femrat, gjegjësisht 57.9% burrat dhe 39% gratë.
Këto të dhëna janë publikuar nga “Analitika”, të cilët thonë se në BE mesatarja e pirjes së duhanit është 29 përqind./Telegrafi/