Një pjesë e qytetarëve janë të pakënaqur nga shërbimet administrative. Ata ankohen për pritje të gjata dhe trajtim joadekuat nga punonjësit administrativ dhe thonë se ndodhë që për një dokument të rëndomtë të presin me ditë tëra.
“Vetëm për një pyetje, prita gjysmë ore, vetëm t’i pyes, asnjë sportel nuk punon. Të gjithë janë brenda. Të paktën njëri le të japë informata se duhet të shkoj diku tjetër. Ai që ka të njohur brenda, hy, kryen punë dhe del. S’merret vesh fare. Vetëm ia bën me sy dhe hyn brenda, kryen punë”, u shpreh një qytetarë për Alsat-M.
Ankesat paraqesin shkelje të ligjit për procedurë të thjeshtë administrative, i cili ndër tjerash parashikon trajtim të barabartë të palëve dhe efikasitet në shërbimet administrative.
Ligji për procedurë të thjeshtë administrative:
Parimi i barazisë, paanësisë dhe objektivitetit, neni 6.
“Organet e procedurës administrative janë të obliguar të sigurojnë zbatim të barabartë, tëpaanshëm dhe objektiv të ligjeve dhe rregullave tjera në zgjidhjen e punëve administrative”.
Parimi i efikasitetit, neni 7
“Kur organet nga Neni 1 i këtij ligji vendosin për punë administrative, janë të obliguar të sigurojnë realizim efikas të të drejtave dhe interesave të palëve në procedurën administrative”.
Fonde qeveritare dhe të huaja dedikohen vazhdimisht për trajnimin e administratorëve. Administrata publike është e tej ngarkuar me nëpunës shtetëror. Ndërsa 1700 të tjerë janë akoma të pa sistemuar./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Qi5nEcGIqRQ