Në vend ka shumë pak interes për sigurimin ndaj fatkeqësive natyrore.
Ndërgjegjësimi i qytetarëve është ende në nivele të ulëta edhe pse çdo ditë rreth nesh qëndrojnë rreziqe të paparashikueshme.
Përmbytjet, zjarret, tërmetet dhe ndryshimet klimatike kanë treguar se ka nevojë për këtë lloj sigurimi.
Njerëzit janë më se të vetëdijshëm për nevojën për një të ardhme të sigurt, por informacioni i pamjaftueshëm, mosbesimi dhe ndërgjegjësimi i ulët, sipas ekspertëve, rezulton në më pak interes për polisat e sigurimit në vendin tonë krahasuar me vendet e tjera.
Situata është e ngjashme edhe në vendet e tjera evropiane, ekspertë të mirëinformuar mendojnë se nevojitet një edukim më i madh i publikut për avantazhet dhe përfitimet e sigurimit për mbrojtje nga fatkeqsitë.
Ekspertët theksojnë se sigurimi na ofron siguri më të madhe, sepse na mundëson të transferojmë rreziqet që sjell jeta tek kompania e sigurimit.
Fatkeqësitë natyrore janë gjithmonë përkujtues të ashpër se sa e rëndësishme është të mbrohemi financiarisht nga këto rreziqe, të cilat kërcënojnë jetën, shëndetin dhe pronën tonë.