Qytetarët e Maqedonisë të cilët ishin bllokuar në Slloveni për shkak të coronavirusit, sot në mëngjes kanë vazhduar rrugën për në Maqedoni, informon AIM nga Ljablana.
Bëhet fjalë për 42 persona, ndërsa numri më i madh i tyre vinë nga Italia dhe Gjermania. Pritet që gjatë ditës të arrijnë në vend, me çka do të dërgohen në karantinën e shtetit.
Në zgjidhjen e tërë situatës është kyçur edhe ambasada e Maqedonisë në Slloveni.
Nga Ministria e Jashtme informojnë gjithashtu se në bashkëpunim me MPJ-të e Malit të Zi dhe Kosovës ditën e martë kanë organizuar edhe kthimin e 63 qytetarëve të Maqedonisë në vend, me një autobus dhe 19 automjete që do të vendosen nën karantinë të detyrueshme, në përputhje me masat mbrojtëse pandemike.
“Në të njëjtën kohë, me autobus gjatë rrugës për në Mal të Zi, ne mundësuam 15 qytetarë malazez të ktheheshin në vendin e tyre”, thonë nga MPJ./Telegrafi/