Site icon Telegrafi

Qytetarët e Maqedonisë pa viza do të mund ta vizitojnë ishullin Hainan në Kinë

Maqedonia është mes 59-vendeve për të cilët Kina ka lejuar vizitë 30-ditore pa viza ishullin tropikal në Detin e Kinës Jugore.

Rusia, Britania, Franca, Gjermania, Norvegjia, Ukraina, Italia, Austria, Finlanda, Holanda, Danimarka, Zvicra, Suedia, Spanja, Belgjika, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Hungaria, Islanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Irlanda, Qiproja, Bullgaria, Rumania, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Brazil, Argjentina, Meksika, Kili, Australia, Zelanda e Re, Korea e Jugut, Japonia, Singapori, Malajzia , Tajlandë, Kazakistan, Filipine, Indonezi, Brunei, Bjellorusi, Emiratet e Bashkuara Arabe Irati dhe Katari janë vendet që kanë këtë privilegj.

Kushti i vetëm për të vizituar këtë vend pa viza është të udhëtohet me agjencinë turistike e cila është e regjistruar tek organet e vendit./Telegrafi/

Exit mobile version