Qytetarët e Maqedonisë janë optimistë në lidhje me prosperitetin ekonomik për vitin. Numër i madh i qytetarëve shpresojnë për ardhmëri më të mirë, ndërsa ndjehen dhe më të lumtur nga të anketuarit e shteteve tjera të botës, tregon barometri i ri global i “Brima Gallup”.
“Si edhe në vitin paraprak, poashtu edhe tani, të anketuarit në Maqedoni tregojnë pritje të mëdha për vitin 2018, kur është në pyetje prosperiteti ekonomik. Gjithsej 36 për qind e qytetarëve të Maqedonisë presin që 2018 të jetë me prosperitet ekonomik, 24 për qind mendojnë se viti 2018 do të jetë me vështirësi ekonomike, ndërsa 34 për qind thonë se nuk do të ketë ndryshime”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen se: A mendonse që 2018 do të jetë më i mirë, më i keq ose i njëjtë me 2017?, 46 për qind presin që viti i ardhshëm të jetë më i mirë, 18 për qind mendojnë se do të jetë më keq, ndërsa 31 për qind thonë se nuk do të ketë ndryshime.
Në nivel botëror qytetarët presin vështirësi ekonomike, ose siç thuhet në raport, “fiton pesimizmi ekonomik”.
Në rajon më optimist janë qytetarët e Shqipërisë për prosperitet ekonomik, por kanë edhe më shumë shpresa për të ardhme më të mirë, ndërsa më pesimistët janë grekët./Telegrafi/