Me 81 vota “për”, sot pasdite në Kuvend, me procedurë të shkurtuar u miratua Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave.
Me këtë ligj, qytetarët nuk do të mund të paraqesin keqpërdorime të financimeve partiake në Komisioni e ri Anti-korrupsion, por këtë mund ta bëjnë vetëm përmes institucioneve shtetërore, partive politike dhe organizatave joqeveritare. Komisioni i ri Anti-korrupsion do të mund të kontrollojë llogaritë të politikanëve nëse paraprakisht është hapur procedurë dhe menjëherë do ta informojë se është hapur rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me ligjin e ri vendosen ndryshime në vetë procedurën e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve, si dhe në statusin dhe pagat e tyre, ndërsa mandati i anëtarëve të Komisionit Anti-korrupsion do të zgjasë 5 vite pa të drejtën për rizgjidhje.
Një nga ndryshimet e këtij ligji është që gjykatës i ndalohet të kërkojë nga gazetari ta zbulojë burimin e informacionit për korruptimin e politikanëve./Telegrafi/