Telegrafi

Qytetarët e Maqedonisë nuk ju besojnë anketave parazgjedhore

Pas publikimit të disa anketave parazgjedhore për mendimin e qytetarëve, sa i përket partive politike dhe besimit tek politikanët e vendit, A1on, ka realizuar një anketë tjetër për atë se sa qytetarët u besojnë anketave parazgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët të cilët u pyetën nga A1on, thonë se nuk ju besojnë anketave të realizuara nga institucionet e Maqedonisë, dhe thonë se ka një numër më të madh të qytetarëve të pavendosur të cilët do të jenë vendimtarë në zgjedhje.

Qytetarët thonë se rezultatet e anketave, varen prej partive politike të cilat i porositin ato./Telegrafi/