Çmimet e pronave të patundshme në Maqedoni mbeten stabile, me një prirje të lehtë të uljes. Oferta e banesave shënon rritje, kurse popullsia më së shumti parapëlqen të ketë një vendbanim të vetin, e jo ta merr në shfrytëzim, pra me qira, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, popullsia e Maqedonisë nuk dëshiron që të ndryshojë vendbanimin. Këto të dhëna u publikuan sot në Konferencën e parë për investime në patundshmëri, që u organizua nga shtëpia online e ankandeve E-Aukcija dhe kompania konsulente Knowledge Center.
Sipas vlerësimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, oferta për banesa në 13 vitet e fundit në Maqedoni ka shënuar një ritje të qëndrueshme prej 10%, kurse rritje më të madhe ka në rajonin e Shkupit dhe Pollogut.
50% e të anketuarve, pronarë banesash, kanë deklaruar se parapëlqejnë të qëndrojnë në vendin ku jetojnë dhe janë të gatshëm t’i ulin harxhimet tjera, në vend se ta ndërrojnë banesën. 30% e të pyeturve nuk e kanë ndryshuar asnjëherë vendbanimin./Telegrafi/