Site icon Telegrafi

Qytetarët e Maqedonisë mund të kontrollojnë nëse ndodhen në Listën Zgjedhore

 

Kontrolli publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale do të fillojë sot dhe do të zgjasë deri më 9 shtator. Atëherë KSHZ do ta vendosë për kontroll gjendjen e re të të dhënave në Listën zgjedhore, që do të shfrytëzohet në ditën e zgjedhjeve.

Në këtë afat qytetarët kërkesën për regjistrim, shlyerje apo plotësim në Listën zgjedhore duhet ta parashtrojnë me shkrim drejt njësove rajonale apo zyreve të KSHZ-së apo në mënyrë elektronike t’I drejtohen Komisionit dhe më pas të parashtrojnë dëshmi adekuate.

Afati për mbyllje të Listës zgjedhore me të gjitha ndryshimet, si nga qytetarët ashtu edhe nga partitë politike është 24 shtatori, përderisa Lista zgjedhore përfundimisht duhet të nënshkruhet deri më 1 tetor.

Qytetarët të dhënat e veta në Listën zgjedhore mund t’I kontrollojnë përmes ueb-faqes së Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) – www.sec.mk apo në https://izbirackispisok.gov.mk/.

Ndërkohë, prej 16 gushtit rrjedhë grumbullimi i nënshkrimeve për parashtrim të listave të pavarura të kandidatëve. Grumbullimi i nënshkrimeve në zyrat rajonale të KSHZ-së do të zgjatë deri më 30 gusht në orën 24:00.

 

Exit mobile version