“Faktor”, shkruan se një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë, vitet e fundit gjithnjë e më shumë po mësojnë gjuhën gjermane, me qëllim që të aplikojnë për bursa ose për të gjetur punë në Gjermani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë e vërtetojnë edhe shkollat për gjuhë të huaja në Maqedoni, të cilat thonë se numri i personave që ndjekin orë të gjuhës gjermane gjithnjë po ritet. Ata thonë se nëse më herët gjuhën e kanë mësuar nga dashuria sot e bëjnë për arsye praktike për të siguruar një jetë më të mirë.
Gjuhën gjermane e mësojnë persona nga profesione të ndryshme dhe studentë./Telegrafi/