Tregtimi online ka filluar në vitin 2011 dhe prej atëherë ka pasur rritje pas çdo viti dhe kjo ka ndikuar edhe në rregullimin e tregut, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Qarkullimi i përgjithshëm për vitin 2016 ka qenë për 36% më i lartë nga viti 2015.
Nga blerës vendorë që kanë tregëtuar në formë elektronike ka pasur qarkullim prej gjithësejt 61.859.966 euro, kurse pjesa e mbetur është harxhuar nga qytetarë të vendeve tjera që kanë paguar për kompani të Maqedonisë që shesin në formë elektronike.
Më shumë është blerë veshje dhe veshje sportive, gjithësejt 55%.
Për elektronikë janë harxhuar 16.3% të qarkullimit kurse për harxhime për elemente shtëpiake 13.3%.
Pjesa tjetër janë elemente tjera.
81% të shitje janë bërë me telefona kurse përqindja tjetër janë bërë nga kompjutorët dhe nga tabletët.
Ky raport është përgatitur nga Grouper, rrjeti më i madh i shitjeve online në Maqedoni. /Telegrafi/