Telegrafi

Qytetarët e Maqedonisë janë duhanpirës të mëdhenj, radhiten në dhjetë shtetet e para

”Utrinski Vesnik” shkruan se qytetarët e Maqedonisë janë të katërtit në botë për nga duhanpirja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat janë publikuar nga Organizata Botërore e Shëndtësisë (OBSH). Kina radhitet e para, e pasuar nga Bjellorusia, pastaj Libani.

Maqedonia zë vendin e katërt me 2.732 cigare në vit për kokë banori, e pasuar nga Rusia.

Më pak duhanpirës janë qytetarët e Guinesë, me vetëm 15 cigare në vit, pastaj ishujt Solomone, Kiribati, Uganda dhe Ruanda.

Në 68 vende të botës konsumohet më pak se një cigare në vit, kurse në 61 vende konsumohet më shumë se 1000 cigare në vit./Telegrafi/