Sipas hulumtimit të TV Telma, 53.5% e qytetarëve nuk kanë besim te Prokuroria Speciale Publike dhe kjo është shqetësim i madh nëse krahasohet me anketat e mëparshme ku PSP-ja kishte mbështetje të madhe.
Rritet mosbesimi i qytetarëve edhe tek institucionet tjera gjyqësore. Në prokurorinë e rregullt, gjegjësisht në Prokurorinë Publike, shumica e qytetarëve prej 61% nuk kanë besim, më pak se gjysma – 28,3 për qind ose 32,7 për kanë besim. Sa besim keni në gjyqësor? Shumica – 61,4% janë përgjigjur se nuk kanë besim në sistemin gjyqësor ndërsa 33,3 për qind kanë besim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo është vetëm një pjesë e hulumtimi të TV Telma, ndërsa në emisionin e sotëm në “Top Tema” do të publikohen edhe rezultatet të këtij hulumtimit. Anketa është realizuar prej më 11 deri më 16 nëntor në kopje reprezentative për 1014 të anketuar./Telegrafi/