Site icon Telegrafi

Qytetarët e Maqedonisë duan ndryshimin e pushtetit lokal (Dokument)

Instituti Republikan Ndërkombëtar i njohur si IRI ka publikuar anketën e fundit në vigjilje të zgjedhjeve lokale ku në mes tjerash shihet pakënaqësia e qytetarëve nga pushteti lokal të cilët kërkojnë ndryshimin e tij.

69 përqind e qytetarëve kërkojnë ndryshimin e pushteti lokal. Shtatë përqind nuk janë përgjigjur në këtë anketë ndërsa 24% mendojnë se duhet të ngelen të njejtit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen ”A e ka bërë kryetari/ja punën e tij/saj dhe a e meriton rizgjedhjen?” qytetarët janë përgjigjur me ”Po” 23%,
”Jo, një kandidat tjetër nga e njejta parti duhet të votohet” me 15%,
”Jo, një kandidat nga një parti tjetër duhet të votohet” me 29%
”Jo, një kandidat i pavarur duhet të fitojë” me 25%
”Nuk e di/Refuzoj të përgjigjem” me 8%.

Kjo anketë është bërë nga 4 deri në 21 gusht, me komunikim fizik që janë bërë nga profesionistë të përgatitur nga IRI. Janë përgjigjur 1105 qytetarë të moshës mbi 18 vjeç. /Telegrafi/

Exit mobile version